Liderët e Ballkanit Perëndimor të hënën në Tiranë

Një mbledhje mes liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe me pjesëmarrjen e komisionerit të BE-së për zgjerimin, Oliver Varherlyin do të mbahet të hënën e 17 korrikut në Tiranë në kuadër të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”.

Takimi i paralajmëruar më herët nga kryeministri Rama vjen si përgatitje e Samitit për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Në takimin kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre deri më tani liderët e rajonit si: kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministri i RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjës dhe ajo e Serbisë Ana Bërnabiç.

Ndërkohë ende nuk është konfirmuar nëse do të jetë apo jo në takim kryeministri Albin Kurti.

Latest articles

Related articles