Vuçiç në telefon me Blinken: Insistoi në shtensionim, mbështeti plotësisht tre pikat e BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, për çka tha se ky i fundit “insistoi” në shtensionimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës si dhe mbështeti “plotësisht” planin tre pikësh evropian për deeskalim; përkatësisht zhvendosjes e dy kryetarëve të Vetëvendosjes në ndërtesa alternative, tërheqja e njësive speciale nga afërsitë e komuanve dhe shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve.

“I thash se Serbia po sillet me përgjegjësi dhe seriozitet, por se forcat speciale të policisë kosovare çdo ditë krejtësisht me arbitraritet arrestojnë njerëz nga populli serb; si dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar. Gjithashtu i theksova kërkesën për dorëheqjen e kryetarëve të rremë dhe tërheqjen urgjente të njësive speciale nga komunat, që janë kyçe për shtensionim”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin e tij në Instagram.

Latest articles

Related articles