Pas 4 orësh takime, Borrell: U pajtuam për zgjedhje të reja në veri

Shefi i Diplomacisë Evropiane, pas katër orësh takime ndaras, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se situata është e papranueshme dhe nuk mund të vazhdohet kështu.

Ai ka thënë në konferencë për media se gjithmonë po mblidhen në takime të tilla për menaxhim krizash, derisa ka theksuar se i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për de-eskalim të situatës, për tu kthyer më pas në procesin e normalizimit.

Shefi i Diplomacisë Evropiane tha se i ka propozuar Kryeministrit Kurti që të tërheq operacionet policore në objektet komunale në veri, si dhe kryetarët të tërhiqen përkohësisht nga ato objektet, si dhe të shpallen zgjedhjet e reja në 4 komunat.

Latest articles

Related articles