Kandidati i Berishës për Kukësin kishte dijeni për videon e Safet Gjicit në fushatë

Admir Sinamati
Ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Admir Sinamati tha se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese për Gjicin, por që tha se nuk e kishte pranuar duke e refuzuar.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua”, tha ai.

I pyetur në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Sinemati tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon prokurorisë.

Latest articles

Related articles