Si Edi Rama po kontrollon dëmet e aferës “Safet Gjici” në media


KOMENT

Afera seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kukësit, me protagonist Safet Gjicin dhe Alma K. është bërë temë e ditës në rrjetet sociale, media klasike dhe tavolinat e kafesë.

Video e nxjerrë në rrjetet sociale, siç duket, nga agjentë subversiv të oligarkëve të afërt me qeverinë Rama njofton për një sherr të brendshëm që ka përfunduar në shantazh kriminal.

Media të kontrolluara nga qeveria kanë filluar të kontrollojnë dëmet e aferës me përhapjen e tezave të ndryshme, skenarë imagjinarë të opozitës dhe futjen në lojë të aktivistëve të shoqërisë civile të PS për të dhënë alibi.

Aferën seksuale po e përshkruajnë si një komplot, ku përfshihen 1) opozita, 2) bandat kriminale dhe 3) shërbimet sekrete, 4) Juristi i qeverisë Spahiu thotë se gruan e kanë porositur VIP-a.

Por nuk mjaftohen me biografinë konspirative të Alma K. dhe motivet e regjistrimit të aktit.

Ka hyrë në lojë dhe “shoqëria civile me NIPT” e Çulit dhe Hazizajt, që janë ftuar në media të mbajnë në këmbë skenarë të ndryshëm për të shtuar edhe më shumë hutinë.

Njëri thotë e beri PD e Rithemelimit, tjetri thotë e bëri gruaja legjitime e Gjicit, si hakmarrje ndaj bashkëshortit ose marrje pasurie. Për këto supozime nuk japin asnjë provë apo fakt.

E kthejnë si një telenovelë latine. Me thashetheme. Kjo është natyra korruptive e pushtetit në Shqipëri. Edhe videot ashiqare të abuzimit me detyrën e kthejnë në një telenovelë siç e do Surreli.

Latest articles

Related articles