Safet fajin e ke edhe vet – KOMENT

E dini cili është dështimi më i madh i Safet Gjicit?
Le ti lëmë mënjanë për momentin, faktin që iu bë kurth, që intrigat politike e morën në qafë, që kundërshtarët nuk e duan.
Ata atë punë kanë.
Ata janë të poshtër dhe këtu edhe ne biem dakord me Gjicin.
Dështimi më i madh i Safet Gjicit, është se ai është president i njërës prej kompanive më të mëdha dhe të njohura Security në Shqipëri (Euro Gjici), dhe nuk mundi të ruajë veten nga turpi që e mbuloi.
Dhe unë them që nëse Gjici duhet të ndjejë një keqardhje në këto orë të vështira për të, ku ka mbyllur çdo komunikim me botën e jashtme, është pikërisht kjo.
Që të kesh një kompani kaq të njohur security dhe të të fusin kamera mu në vërrën e strofkullës tënde më të mbrojtur.
Mu në zyrën e punës në bashki.
Mendoni sikur të mos ishte kamera.
Por të ishte ndonjë bumje.
Ose ndonjë hurmë arabije, merre çoja zotnisë tate, si te Qazim Mulleti, se çdo ishte bërë.
Komët prij dollapi, zorrët var si marimongë në tavan.
U pu pu ja mi none, tha, ku m’jan mshtjell i tuf budallenjsh mu, ku do m’haj mortja.
Një shpjegim patjetër e ka.
Sot nuk ka nevojë për bumje në formë hurme arabije, si në kohën e Qozim Mulletit.
Sot mjafton një kamera, 100 dollarë, dhe mjafton të kuptosh dobësinë e objektivit për atë gjësendin dhe e hedh në erë kur të dush politikisht, pa e u dashur fare këto bumjet moderne sot edhe në formë ananasi.
Se me thënë të drejtën Bill Clintonin me ca kaseta të regjistruara telefonatash e morën në qafë, aq sa e morën në rastin Levinkski.
Jo me këta tanët, që thonë që ja lypin edhe fshesës me korent.
Sepse për ta çdo gjë e përkulshme është e niqshme dhe e ligjshme, mjafton të vibrojë dhe të bëjë zhurmë, nuk ka rëndësi nëse ajo është simfonia e një sharre në pyll.
Kështu që Safet fajin e ke edhe vet.
E di që e ke cilësuar veten mbret, por duhet ti kishte niqur më mirë ata ushtarët e tu të security, se ja erdhi një ditë dhe të nxorrën me atë gjënë selamet.
Dmth ti e nxorre vetë, por që ata agjentët e tu në terren të ishin kaq pa nuhatje, çtë të them më shumë.
Do durosh tani, ske çka bën.
Sa të dalë dikush tjetër…

Nga Dritan Laci

Latest articles

Related articles