U arrestua për përdhunim, kërkesa e Dani Alves për lirim nga burgu është refuzuar

Vendimi i gjykatës së Barcelonës ka qenë negativ edhe në kërkesën e re për lirim të dorëzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Dani Alves. Mbrojtësi brazilian u arrestua më 20 janar pas një ankese për përdhunim nga një vajzë 23-vjeçare në një klub në kryeqytetin e Katalonjës dhe është ende në paraburgim.

Pala e mbrojtësit ndërkombëtar kërkoi lirimin e tij nga burgu me kufizime deri në gjykimin e çështjes, por gjyqtari beson se pavarësisht garancive të dhëna nga avokatët e Alves, ai nuk mund të rrezikojë t’i japë mundësinë brazilianit të largohet nga vendi. .

Kujtojmë se linja e mbrojtjes së futbollistit 40-vjeçar është se marrëdhënia seksuale që ka pasur me vajzën ka qenë me pëlqim absolut. Gjykimi i çështjes pritet në muajt e ardhshëm.

Latest articles

Related articles