Nuk ka pazar për qylaxhijtë e opozitës- REDAKSIONALE

Opozita ka nevojë urgjente të takojë njerëzit që nuk e dëgjojnë më. Nevojë për të shkuara tek ata që nuk e votojnë më. Atje në periferi, në qytetet e masakruara nga Rilindja urbane, në rrapet e fshatrave.

Mirëpo përpara se opozita të niset për këtë udhëtim qëndron nevoja për të pasur argumente, arsye dhe dëshirë për punë.

Për të ngritur Platformën për Ndryshim duhen ngulur si fillim shtyllat që të lidhen më pas telat dhe të kalojë energjia.

Tek ngrirja e shtyllave duhet djersitur, nuk ka hile deputetësh pazarxhinj e qylaxhinj,  sepse shtylla nuk qëndron me hile dhe energjia këputet sepse telat janë prerë.

Nëse kërkojnë të përfaqësojnë opozitën e re më së pari duhen krasitur degët e kalbura, qylaxhijjtë, pazarxhinjtë e komploteve brenda selive, që përfitojnë nga rrëmuja, nga dhuna e regjimit oligarkik të Edi Ramës.

 

 

 

 

 

Latest articles

Related articles