Basha: Berisha, kapitull i mbyllur i të shkuarës. Ose s’është në vete, ose përpiqet të fshehë humbjen e tij

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë në Kamzë ngriti shqetësimin e pjesëmarrjes shumë të ulët të të rinjve në votime më 14 maj.

Sipas Bashës, kjo ishte një përgjigje që rinia i dha një politike të skaduar, ndërsa theksoi se “partia më e madhe më 14 maj ishte partia e bojkotit, ku spikat mungesa e votës së të rinjve”.

Çfardo që të thonë, nuk kanë për t’i ikur dot një pzetje, apo dy pyetje, apo tre pyetje që unë do t’ua përsëris në çdo takim që do të jem me ju dhe që ju ftoj dhe ju dhe këdo tjetër që t’ua përsëris, edhe gazetarët.

Jeni për vettingun në politikë? Po apo jo? Në qoftë se jeni ejani votojeni në Parlament.

Jeni për listat e hapura? Po apo jo? Në qoftë se jeni ejani votojeni në Parlament.

Jeni për kufizimin e mqandatit të kryeministrit? -keni kufizuar mandatin e Presidentit që nuk merr asnjë vendim, dhe nuk kufizoni mandatin e zyrës më të fuqishme që ka Republika?!

Këto janë pyetjet me rëndësi për njerëzit, sa për avazin e vjetër, avazi i vjetër e ka një shpjegim. Në fakt ka dy mundësi: mundësia e parë është që me sulmet ndaj meje po mundohet të heq vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit, kjo është mundëisa e parë. Mundësia e dytë që nuk përjashtohet, është që ta ketë humbur vet fare, dhe pasi shpartalloi miqtë e jashtëm, po mundohet të zbulojë dhe të shpartallojë dhe armiqtë e brendshëm, domethënë e ka humbur vet. Në çdo rast për mua është kapitull i mbyllur, unë e kam lënë pas tashmë dhe ju ftoj që dhe ju të mos harxhoni kohë më me të. Ne duhet të harxhojmë kohë me të ardhmen, ne duhet të preokupohemi për të nesërmen jo për të djeshmen. E djeshma nuk do sjell asgjë të mirë.

Latest articles

Related articles