Kush ja dha gjysmën e tenderit ‘ryshfet’, Joana Duros?

Joana Duro me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Laura Shteto me detyrë specialiste në Agjencinë e Prokurimeve janë dy të arrestuarat e djeshme nga SPAK.

Sipas njoftimit, Duro ka përfituar një shumë prej 3.3 milionë lek për të përcaktuar fituesin e tenderit që do të merrej risknstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila tashmë është arrestuar me urdhër të SPAK-ut do të përfitonte një shumë prej 3.3 milionë lekësh me qëllim dhënin e një tenderi një operatori firme.

Mori mbi 3 mln lekë ryshfet për të favorizuar një kompani në tender, SPAK jep detajet mbi arrestimin e sekretares së Manastirliut

Hetuesit e BKH-së gjatë hetimeve të ndjekura kanë evidentuar se firma e cila do të shpallej fituese do të kryente disa punime në një objekt Lot 1 Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Kompania fituese për këtë tender është shpallur “DRICONS” Sh.p.k, me vlerën 672,457.60 lekë (të reja) pa TVSH.

Në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton që ‘DRICON’, kompani me objekt veprimtarie ‘mbikëqyrjen dhe studimin e fizibilitetit dhe rikonstruksione’ në pronësi të Vladimir T. ka ofruar shumën 672.457.60 lekëve për tenderin përkundër fondit limit të përcaktuar në 805.872.23 lekë. Pra vihet re se shuma e ofruar nga kompania ‘DRICON’ është më e ulët se fondi limit.

Ndërkohë, është skualifikuar kompania tjetër e mbetur në garë, “TAULANT” Sh.p.k, pasi vlera që ajo ka ofertuar, 754,830.14 lekë (të reja) pa TVSH, është dukshëm më e lartë.

Paratë në zyrën e sekretares

SPAK thotë se shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme.

“Gjithashtu në zyrën Sekretares së Përgjithshme u bë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e proves materiale të shumës prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë (shumë e cila përbën përftimin e parregullt të dhënë nga shtetësja L. Sh.), vijon njoftimi i SPAK.

Por ajo që SPAK harroi të thoshte a ka patur arrestim të personave që i kanë dhë këtë shumë parash Joana Duros nëpërmjet specialistes, Laura Shteto?

Pse kryeministri Rama e dha lajmin i pari pa dalë akoma konfirmimi se nga SPAK për arrestimin e dy zyrtareve?

Kujtojmë se sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet dhe bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë,

Laureta Sheto ka rënë në pranga për të njëjtën akuzë. Dy zyrtaret e Shëndetësisë kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e sotme.

Dyshohet dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë, ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar për rastin

Latest articles

Related articles