Dhuna serbe në Veri, NATO dislokon forca shtesë në Kosovë

Situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar nda 30 pjesëtarëve të KFOR-it ka bërë që NATO të marrë vendimin për dislokimin e forcave shtesë në territorin e Kosovës.

Përmes një postimi në Tëitter, NATO informon se vendosur në Kosovë Forcat e Rezervës Operacionale për Ballkanin Perëndimor e cila ishte vendosur në gadishmeri prej 7 ditësh.

“NATO vendos forca shtesë në Forcën e Kosovës Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcave të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, shkruan NATO në Tëitter.

– Advertisement –

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch, deklaroi se dislokimi i forcave shtesë bëhet me qëllimin që të KFOR të ketë të gjitha aftësitë e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

“Dislokimi i forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme për të siguruar që KFOR-i ka aftësitë që i nevojiten për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,”, deklaroi Stuart B. Munsch.

Ai shtoi: “Dëshiroj të përgëzoj KFOR-in që ka ndërmarrë veprime të shpejta, të përmbajtura dhe profesionale për të ndërhyrë për të ndalur trazirat dhe për të shpëtuar jetë. Dhuna duhet të ndalet dhe të gjitha palët duhet të ndalojnë së ndërmarrë veprime për të minuar paqen për çdo komunitetet në Kosovë”, tha Munsch.

Latest articles

Related articles