Rama do bëjë shoping në PD

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS, ka deklaruar ditën e sotme në Vlorë se do të çelet merkato e verës për prurjet e reja pa asnjë paragjykim në parti.

PS ka hyrë në një fazë të re dhe duhet ta kuptojmë këtë si një nevojë për t’u hapur si asnjëherë më parë për prurje të reja të gjitha moshave dhe pa asnjë paragjykim. Koha të kalojmë në një fazë ku nga asnjë parti politike të jemi një komunitet i madh ku ka vend për të gjithë dhe të ndihen të përfaqësuar edhe ata që nuk na kanë dhënë votën”, deklaroi Rama.

Është e qartë që Edi Rama do të marrë të rinj të talentuar të zhgënjyer me opozitën, lidershipin e saj të lodhur Berisha-Metaj, për të gjetur forma të reja shprehje. Nuk janë vetëm emrat si Besart Kadia, Indrit Yzeiraj që janë bërë zv.ministra të qeverisë Rama, por edhe në nivele drejtorësh, përgjegjësish dhe specialishtësh që janë rekretuar ndërvite nga sektori i shoqërisë civile dhe sektori privat.

Sot pothuasje fare nuk njihet emrat e drejtuesve të degëve të PS. Janë emrat të rinj dhe pa lidhje me të shkuarën e largët të PS. Këta janë edhe kampionët elektoral të PS që bëjnë diferencën në patronazhimin e kutivë së votimit.

Fitoreje pas fitoreje Edi Rama jep urdhër për shoping në opozitë, PD dhe trupa të ndërmjetëm për të rritur legjitimitetin dhe asfiksuar kundërshtatirin që ka hyrë në një fazë reaksionare që pëlqen të vjetrën.

Sali Berisha dhe Ilir Meta që kanë hyrë sëbashku në politikë në vitet 90 kontrollojnë formacionet e tyre politike me dorë të hekurt familjare dhe tarafe krahinore. Tek Berisha gjen Tritan Shehun, tek Meta Petrit Vasilin dhe shumë të tjerë të lidhur me 700 fije interesi financiar dhe karrierist. Bëjnë sikur janë modernë dhe përmendin Steve Jobsin teksa sillen si enverista të vegjël me aparitçikë partie.

Sido që të jetë e ardhmja, pa rindërtuar opozitën, duke lidhur telat me shoqërinë dhe interesat parësove të qytetarëve – nuk do të ketë lojë politike. 2025 është as derës. Ditët iknin ashtu siç i ikin shqiptarët të keqes pa u përballur.

Latest articles

Related articles