Deputetët duan pazar për interesa te tyre, Vokshi komenton qëndrimin për organizimin e PD

Sot në Euronews:
Unë mendoj se opozita më shumë sesa për teknikalitete dhe për taktika për të shtyrë lojën, ka nevojë për një narrativë politike, për një fabul politike. Çfarë do tu thotë njerëzve opozita? Ja u bashkuan ata me njëri-tjetrin, njerëzit të cilët janë sharë prej dy vjetësh, çfarë do tu thonë njerëzve? Cila është narrativa e tyre politike, cili është modeli i tyre politik që shqiptarët tu besojnë masivisht për të ndryshuar qeverisjen nëpërmjet tyre? Nëqoftëse e shikojmë opozitën si çështje pazaresh të vogla brenda Partisë Demokratike, atëherë mund të themi se kjo do të mbetet një LSI ngjyrë blu dhe nuk do të ketë më asnjë premisë për tu ringritur dhe për tu bërë një instrument i Shoqërisë Shqiptare për të ndryshuar nëpërmjet saj, qeverisjen, dhe nëpërmjet ndryshimit të qeverisjes për të përmirësuar mënyrën se si qeveriset ekonomia dhe si qeverisen institucionet e sigurisë.

Latest articles

Related articles