Pse janë alarmuar berishistët nga rikthimi në skenë i Bashës?!

Situata pas 14 majit, duket se ka krijuar të tjera zhvillime dhe në kampin e PD.

Shumë flasin për rikthimin e Bashës, gjë kjo që ka alarmuar kampin e Rithemelimit, i cili tashmë po korr dështimin e madh të zgjedhjeve.

Por, pse duhet ti tremben berishistët, Bashës?

Lulzim Basha ishte ai që në shtator 2021, me një vendim që e morri vetë mbi shpatulla, vendosi të largojë Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.

Pas lëvizjeve që po dëmtonin demokratët, Basha i shpalli një qëndresë Sali Berishës dhe modelit të tij politik.  8 Janari 2022, dita kur Sali Berisha me mbështetësit e tij të zellshëm donin të pushtonin selinë, ishin një dëshmi e gjallë se Berishës i intereson më shumë të ketë partinë për vete, sesa të krijojë një alternativë të re, këtë fakt e tregon dhe mosmarrja e asnjë përgjegjësie për zgjedhjet e 14 majit.

Berisha duket më i dobët se kurrë tani që nuk ka as vulë, por as rezultat zgjedhor të cilin pretendonte se do ta merrte në 14 maj.

Tashmë Berisha po venitet dhe po tkurret dita ditës dhe rikthimi i atij që mori guximin të mbante anën e SHBA dhe jo të Berishës, duket se e vendos Berishën përballë një pasqyre e cila i shkakton një frikë të madhe.

Modeli i tij, tashmë në ikje, tani ka përballë atë që e nisi këtë betejë brenda PD, ndaj sot është dhe koha që Lulzim Basha të ballafaqojë rezultatin e tij me atë të Berishës.

Në 2013 Berisha e la PD e tij me 500 mijë vota, kurse Basha në 2021 mori 622 mijë vota, pa votat e LSI-së.

Shifrat e Berishës në proporcional janë 240 mijë vota, kurse ato për kandidatët janë përsëri tek 500 mijë vota, bashkë me LSI dhe bashkë me votat e OMONIAS në Himarë.

Kapërcimi i këtyre shifrave dhe arritjeve të Lulzim Bashës duket se është i pamundur nga Metaj-Berisha të marrë bashkë, ndaj PD le ta nisë punën aty ku e la në 2021, sepse do të rritet në numra por do të krijojë dhe një alternativë pro-perëndimore. Mbi të gjitha me daljen e parë publike që bëri këtë të mërkurë, duke shpalosur teza të qarta se si duhet të jetë politika e Shqipërisë post tranzicion, ai shfaqi një kontrast që i verbon jo vetëm berishistët, por edhe ramistët dhe gjithë skuthët e klasës së vjetër politike./Alfapress.al

Latest articles

Related articles