Kriza pa zgjidhje e Foltores


Fitim Zekthi
Siç janë ngatërruar apo çuar mbrapsht shumë gjëra tek ne, po ashtu është ngatërruar apo çuar mbrapsht plotësisht është çështja e themeleve mbi të cilat qëndron konservatorizmi, buron dhe ushqehet, merr jetë dhe ngrihet e djathta si ide politike, konservatorizmi si bashkësi vlerash politike. Duke ngatërruar themelet apo duke mos patur parasysh fare këto themele ideja e djathtë apo konservatorizmi tek ne kuptohet në forma apo sjellje të ngjashme me komunizmin, me totalitarizmin apo me çdo gjë tjetër afër sistemeve të bjerrura politike, qeverisjeve apo partive, organizatave apo politikanëve që duke folur për konservatorizmin apo duke folur si konservatorë në fakt e kanë përçudnuar atë.
Liria fetare, besimi në Zot ka një rol qendror në idenë e djathtë, konservatore. Imperativi i mbrojtjes së lirive fetare nuk është një tundje koke, koke Uiliam Bar ndaj devocionit. Ai reflekton bindjen se feta është e domosdoshme për të patur një sistem qeverisës që mbron liritë dhe dinjitetein. James Madison, një nga mendjet më të rëndësihme të mendimit konservator thoshte se “liritë fetare nuk janë një e drejtë e njerëzve” por një “detyrë ndaj Zotit” dhe një detyrë “ që i paraprin për nga rëndësia në shkallë dhe në rend kohor asaj të proklamimeve për shoqëri civile”.
Kjo bën të mundur ose synon të bëjë të mundur një shoqëri ku njerëzit dhe sigurissht sistemi politik të qëndrojë mbi dy kolona. Njëra është besimi tek Gjërat e Përjetshme dhe tjetra është Imagjinata Morale. Gjërat e Përjetshme janë vlerat, është kuptimi mbi njeriun dhe Zotin, është kuptimi mbi botën e këtushme dhe tjetrën etj. Imagjinata Morale është idelai, është ëndërra, është synimi që ka në kokë çdokush për shoqërinë dhe veten duke nisur nga mësimet e teksteve dhe të Zotit.
Nga ky botëkuptim rrjedhin edhe kuptimet mbi sjelljen e individëve në politikë. Nisur nga ky botëkuptim Edumdn Burke shkruajti se “Njerëzit janë të kualifikuar për shoqëri civile në të njëjtën masë që ata janë të gatshëm të vendosin pranga mbi orekset e tyre… Shoqëria nuk mund të ekzistiojë pa një pushtet kontrollues të vendosur diku (që është besimi në Zot, që është nënshtrimi ndaj Zotit). Është shkruar në kushtetuëtn e përjetshme të gjërave se njerëzit me mendje të pamatura nuk mund të jenë të lirë. Pasionet e tyre farkëtojnë prangat e tyre.”
Pra në zemër të idesë konservatore është vetëpërmbajtja, vetëkufizmi, kufizimi, moslejimi i mendjeve ta pamatura, i orekseve i epsheve të sundojnë shoqërinë dhe padyshim vetë njeriun. Gjithçka tjetër është pasojë e këtij botëkuptimi. Çështja e taksave, e e rendit publik, e kuptimit mbi martesën apo vdekjen, e mënyrës se si shihet familja, e mënyrës se si shihet ambienti, territor, sovraniteti, shpenzimet publike etj janë pasojë e këtij botëkuptimi.
Tani po të shohësh mënyrën se si Lëvizja e Foltores sillet, vepron, bën politikë dhe kupton politikën do të vësh re se ajo nuk ka ansjë lidhje me të djathtën dhe me konsevatoren. Ajo, Foltorja, z Berisha, të cilet ka kohë që flasin për të djathtë dhe për konservatorizëm, ka kohë që lëvizjen e tyre e quajnë një lëvizje konservatore në të vërtetë nuk ka asnjë lidhje me konservatoren. Ata jo vetëm që nuk e kuptojnë njeriun si një qenie që në përputhje me oreksin dhe me epshin është i kualifikuar për shoqëri të lirë, ata jo vetëm që nuk e kuptojnë njeriun si një qenie që në përputhje me mendjen e pamatur, të rrëmbyer, pasionante duhet të farkëtojë prangat e tij por ata mbrojnë të kundërtën, mbrojnë luftën ndaj tjetrit, mbrojnë gjuhën fyese, shajnë, sulmojnë. Ata kane sulmuar me leva dhe tulla, me hekura dhe me hunj nje godine te mbushur me njerez per te pushtuar nje godine pa pyetur fare p[er ligj dh epa pyetur sidomos per jetet e njerezve. Ata nuk flasin kurrë për vetëpërmbjatje, nuk flasin kurrë për vetëkufizim, nuk flasin kurrë për frikë ndaj Zotit, ata nuk flasin kurrë kundër epshit dhe oreksit. Lëvizja e tyre është bartëse e gjërave më të kundërta të idesë konservatore, lëvizja e tyre edhe sot kur nuk pranon asnjë gabim, kur nuk pranon asnjë përgjegjësi, kur vetëm e sheh fajin tek tjetri, kur sulmon të tjerët është krejtësisht antikonseratore.
Ajo që po bën sot Berisha duke mos parnuar përgjegjësi për asgjë, ajo që po bëjnë ndjekësit e tij në funksionet e larta duke heshtur dhe mbrojtur në një farë mënyre gjuhën e sharjeve, gjuhën e fajësimit të tjetrit, gjuhën e sulmeve ndaj Alibeajt, ndaj Bashës, ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga ata nuk ka asnjë lidhje me të djathtën dhe me konservatoren.
Gjithë lëvizja e Foltore që nga dita e parë ka qenë një lëvzije antikonservatore, një lëvizje që kurrë ndonjëherë nuk tregoi se i vë frerë apo pranga mendjes së pamatur që kurrë ndonjëherë nuk tregoi se I vë pranga oreksit dhe epshit, që kurrë ndonjëherë nuk tregoi se udhëhiqet nga fakti që besimi në Zot është një imperative që ka të bëjë në radhë parë me “detyrën ndaj Zotit” dhe më pas vijnë nevojat apo proklamimet për shoqëri civile. Kurrë z Berisha apo lëvizja e Foltores nuk treguan se besojnë tek Gjërat e Përjetshme apo se ëndërrojnë dhe synojnë apo kanë një Imagjinatë Morale që buron nga mësit e teksteve të shenjta. Njeriu nuk është një qenie perfekte, përkundrazi ai eshte një qenie e gabueshme shumë por tërë thelbi qëndron tek fakti që ai duke e ditur këtë dobësi përpiqet ta kufizojë veten, të pendohet, të kërkojë falje para Zotit, të ketë frikë nga një pushtet suprem “i vendosur diku lart”. Njeriu mund të humbë edhe kur është konservator, kjo është një botë e përkohshme dhe fitoret këtu nuk janë qëllim në vetvete, por njeriu e bën këtë gjë me bindje dhe në përputhje me parimet konservatore (dhe sigurisht mesimet e Zotit nqs eshte konservator). Shpërblimi i kësaj pune është tek Zoti. Sigurisht që nqs e bën diçka brenda parimeve duke patur frikë Zotin, Zoti nuk do ta lërë kurrë pa shpërblyer këtë punë.
Lëvizja e Foltores po humb në mënyrë të turpshme sepse po humb pa parime dhe po humb si një lëvizje që e përdor vetëm për kamuflim apo si mbulesë konservatorizmin. Lëvizja e Foltores po humb si një lëvizje tipike antikonservatore. Ajo pavaresisht problemeve, manipulimeve ne zgjedhje te cilat jane bere sistemike ka kohe, ka humbur ne keto zgjedhje ne menyre te thelle. Gjithe rruga ishte e gabuar. Nuk kishte per asnje moment lidhje me ndonje parim, aq me teper te djathte.
Nqs një ditë e partitë e opozitës, PD-ja, do të kërkojë të mundë PS-në ajo duhet ta kërkojë këtë gjë me ndershmërti si një forcë vërtet e djathtë dhe konservatore. Është e sigurt se vetëm kështu mund të fitohet ndaj Ramës dhe PS-së. Si forcë antikonsevatore, si forcë e majtë apo liberale, si forcë komuniuste apo ultraliberale PS-ja është më e fortë dhe fiton gjithmonë por edhje sikur të mundet, kjo lloj fitoreje e opozitës përballë saj do të ishte e keqe për vendin.

Latest articles

Related articles