Ministri i rus i Mbrojtjes vizitë surprizë në qytetin Zaporizhzhia të Ukrainës

Moska pretendon se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka kryer një vizitë në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës, të cilin Rusia e konsideron të aneksuar.

Vizita u njoftua përmes një komunikate në faqen zyrtare të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Gjatë punës në zonën e operacionit special ushtarak, Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse, gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu, inspektoi postin e komandës së përparme të një prej formacioneve të grupit të trupave Vostok në Zaporizhzhia”, thuhet deklaratë.

Ministria e mbrojtjes publikoi një video të Shoigut duke ecur në një bunker nëntokësor, duke folur me komandantët dhe duke dhënë medalje. Një vizitë e cila nuk dihet se kur mund të jetë bërë apo nëse është vërtetë në rajonin e Zaporizhzhias.

“Çmimet e larta janë një vlerësim i lartë i punës suaj ushtarake. Faleminderit për këtë. Shpresoj se do të vazhdoni t’i shërbeni me besnikëri vendit tonë, për të mirën e popullit. Urime dhe kujdesuni për veten”, thotë Shoigu në video.

Latest articles

Related articles