Pse Kina ka filluar të blejë shumë gomerë? Çfarë po ndodh

Kina po kërkon gomerë nga e gjithë bota, pasi kanë zbuluar se xhelatina e prodhuar nga ata, është një përbërës kyç, i një prej lëndëve tradicionale të preferuara të Kinës, e njohur si “ejiao”.

Kjo lëndë është përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh, që nga ftohjet deri te pagjumësia.

Mediat e huaja kanë vënë alarmin që numri i gomerëve në botë është në rënie.

Kjo pasi po humbet bujqësia tradicionale si pasojë e zhvillimit që po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar.

Statistikat shtetërore tregojnë se numri gomerëve ka rënë nga 11 milionë, deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit.

Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin.

Por lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa. Nigeria, kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës, i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomerëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.

Zyrtarët qeveritarë kanë raportuar se 80000 kafshë të tilla janë shitur gjatë këtij viti deri më sot, krahasuar me 27000 të shitura në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso mori të njëjtin hap, pasi 45000 gomarë u therën në gjashtë muaj, nga një numër i përgjithshëm i tyre prej 1.4 milionn

Latest articles

Related articles