Trafikoi rreth 1 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë një person (Emri)

Vlorë/Falë inteligjencës informative, strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë lokalizojnë, kapin dhe vënë në pranga shtetasin Gregor Likaj, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022, për trafikimin e rreth 1 ton marijuanë, në Itali.

34-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “Syri”, të zhvilluar në korrik të vitit 2022. Strukturat operacionale dhe ato hetimore të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri”, i cili fshihej në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle dhe si rezultat, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin në kërkim G. L., 34 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 10.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi G. L., në bashkëpunim me 5 shtetasit e arrestuar në muajin korrik të vitit 2022, në Vlorë, dyshohet se ka transportuar një sasi prej 992 kg lëndë të dyshuar narkotike marijuanë (të ndarë në 153 pako), me 3 skafe, drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

Latest articles

Related articles