Myrto Uzuni gjithnjë e më shumë vendimtar për Granadën.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin e 22-të në La Ligën 2, për t’i dhënë një pikë ndoshta ngjitjeje në elitë skuadrës së tij. Uzuni ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në barazimin 1-1 ndaj Alaves.
Pasi fitoi 11 metërshin, 27-vjeçari u tregua i saktë për të shënuar golin e 22-të në këtë kampionat. Në 35 takime të luajtura, Uzuni ka arritur këtë kuotë golash, me shqiptarin që shënon mesatarisht 1.6 gola për ndeshje. Ky ishte një rikthim tek goli për Uzunin, që nuk realizonte prej dy sfidash.
Paraqitja e 27-vjeçarit u vlerësua me notën 7.6 nga ekspertët , teksa shqiptari kryeson renditjen e golashënuesve. Forma e mirë e Uzunit sigurisht do të bie në sytë e trajnerit Sylvinho, që pritet ta ketë titullarë per dy takimet e qershorit ndaj Moldavisw dhe Ishujve Faroe.
Me këtë barazim Granada ngjitet në kuotën e 66 pikëve, për të qënë në garë të plotë për rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. Në kuotë të njëjtë pikësh është edhe Alaves.