Greqia në zgjedhje të parakohshme, edhe 2 shqiptarë kandidatë

Greqia do të zhvilloi zgjedhjet më 21 maji dhe deri tani 50 parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur janë regjistruar në Gjykatë për pjesëmarrje, më shumë se dyfishi i numrit në zgjedhjet e vitit 2019.

Afati për dorëzimin e deklaratave për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka skaduar në mesnatë. Kështu, në zgjedhje deklaruan pjesëmarrjen 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë individualë.

Mes tyre 2 kandidatë shqiptarë, Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Midis partive janë ato të Ilias Kasidiaris “Grekët” që dyshohet se drejtohet nga Dimitris Chatziliadis, një gjeneral brigade në pension dhe ish-profesor i Shkollës Ushtarake Evelpidon, dhe EAN i ish-nënkryetarit të Gjykatës së Lartë Anastasios (Tassos) Kanellopoulos.

Për zgjedhjet nacionale-parlamentare të 7 korrikut 2019, në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kishin deklaruar pjesëmarrjen 24 parti dhe koalicione partish.

Latest articles

Related articles