DeSantis bëhet gati për Shtëpinë e Bardhë

Guvernatori i Floridas në SHBA, Ron DeSantis, ishte për vizitë zyrtare në Japoni. Sipas sondazheve të medieve amerikane, DeSantis shihet si kandidati më i mundshëm për president nga republikanët, ndërsa pritet të ketë përballë hoologun demokrat në Kaliforni, Gavin Newsom.
Ron DeSantis u takua në Japoni me kryeministrin Fumio Kishida dhe foli për bashkëpunimin mes dy vendeve me theks ushtrinë japoneze, duke deklaruar se një “Japoni e fortë është alat më i mirë për Amerikën”.
Vendi aziatik është nga pikat kyçe të projektit amerikan të “rrethimit të Kinës”. Japonia filloi vitin e kaluar një projekt ushtarak pesëvjeçar, me koston e 315 miliardë dollarëve, si kundërpeshë e rritjes së fuqisë së Kinës.
DeSantis tha se udhëtimi i tij jashtë Amerikës ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe demonstrimin e pozicionit të Floridës si lider ekonomik.
Në ditët në vijim, DeSantis pritet të takohet me kryeministrin e Koresë së Jugut Han Duck-soo dhe sekretarin e jashtëm britanik James Cleverly. Gjatë pjesës së udhëtimit të tij në Izrael, DeSantis do të mbajë fjalimin kryesor në 75 vjetorin e themelimit të vendit.

Latest articles

Related articles