Berisha tha se ishte gjyshi, po nipi kush është?

Nga Sebastian Zonja

Në çeljen e fushatës, kryeministri Rama krijoi idenë e një marshi të pandalur të vetën dhe PS-së, duke dal nga Partia Socialiste me disa ministra përkrahë, ndërsa zyrtarë të tjerë e prisnin te fusha përpara Bashkisë. Në fjalën e tij ai theksoi 7 fitore dhe një humbje, duke lënë të nënkuptohet se do të jetë gjatë në politikë. Hapja nuk ishte me sukseset qeverisëse, ku indekset e Shqipërisë që la Berisha në 2013-ën, janë njësoj si sot me Ramën në 2023-shin, por me sukseset ndërkombëtare të vendit që ka siguruar qeverisja e tij. Kryeministri ishte i qetë, duke treguar se e kishte situatën nën kontroll, plot batuta dhe i qartë se ku donte të shkonte.

Krejt ndryshe ishte fjalimi i Berishës në çelje të fushatës. Asnjë sulm ndaj PD-së zyrtare, vetëm ndaj Ramës dhe Veliajt, duke kulmuar me shprehjen: ditën puthen, natën i hapin gropën njëri – tjetrit.
Fjalimi ishte tematik, i gjatë, plot gjysmë ore, dhe që cekte të gjitha fushat. Të mbledhur në stadium, ndryshe nga Rama në fushë të hapur, ideja se janë shumë e mundon ende Berishën. Teksa e nis fjalimin e tij, si gjithnjë, se kundërshtari është i tmerruar, bie në sy një paragraf – Berisha thotë se e sheh vendin tani si ai gjyshi që do t’i lërë diçka nipërve.
Për kë ishte ky mesazh? Për amerikanët, apo për Belindin dhe Doktor Alimehmetin?

Latest articles

Related articles