Shqiptarët me UÇK, Rama me Vuçiç – REDAKSIONALE

Ndërsa në Prishtinë ishte marshimi për Lirinë, si solidaritet me drejtuesit dhe ushtarët e UÇK të mbyllur në kafazin e Hagës për tu gjykuar për dyshime për krime lufte; në Verona të Italisë në të njëjtën orë Edi Rama po pinte verë me presidentin Serb, Aleksandër Vuçiç, ish ministër i Informacionit të Millosheviçit.

Kjo është pa Shqipëria me dy krena që nuk shikojnë njëra tjetrën. Edi Rama kërkon foto me Vuçiç për tu dhënë garanci ndërkombëtareve se nuk do të nxisin asnjë luftë apo incident – në këmbim të sundimit të pakufizuar në Shqipëri.

Për10 vite me radhë ka dhunuar opozitën me intriga të thella, në bashkëpunim një herë me Metën që e bëri president dhe një herë me Berishën që e bëri kryetar të një lëvizje kryengritëse brenda Partisë Demokratike.

Ai kërkon ta lerë vendin me gjykata dhe pa drejtësi, gjithmonë në emergjencë dhe të japë herë pas here koka miqsh (Tahiri, Koka, Bllako, Ahmetaj, etj) për të kënaqur nevojën e njerëzve për hakmarrje për mizerjen ku jetojnë, në raport me vendet e BE.

Latest articles

Related articles