Zbulohet biznesmeni që i dha 113 mjjë euro efektivit të RENEA

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” një video, në të cilën tregohet se si Altin Morina, ka siguruar 113 mijë eurot, që ju kapën nga policia dhe për të cilat fillimisht u ngrit një pistë që mund të kishte lidhje me ngjarjen e Don Boscos, por që më pas u rrëzua.

Shefi i stërvitjes i RENEAS, Altin Morina u kap me 113 mijë euro në makinë, dikur tek 3 milion të vjetra dhe 80 paund teksa po vinte nga Elbasani.

“Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është bisnesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro.

Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja”, tha Hoxha duke shpjeguar videon.
“Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar”, tha Hoxha.

Latest articles

Related articles