Ndryshimet e Kodit Rrugor, flet Blendi Gonxhja: Nuk kanë të bëjnë me aksidentin te mbikalimi i TEG-ut

spot_img
Advertisements

I ftuar në një intervistë për mediat, drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhja ka folur për ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor. Ai ka theksuar se këto ndryshime ishin planifikuar që në muajin korrik të vitit të kaluar dhe nuk kanë të bëjnë aspak me aksidenti tragjik të mbikalimi i TEG-ut.

Gjatë intervistës Gonxhja u shpreh duke thënë se aksidenti ishte një rast shumë i rëndë dhe është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë.

“Ndryshimet në Kodin Rrugor ne i kemi pasur në diskutim që në korrik të 2022-shit. Ka qenë shqetësim dhe gjithmonë këto kanë qenë në miratim e sipër. Momenti na gjeti që përkoi me një datë, por nuk janë bërë për këtë rast.

Ky rast është shumë i rëndë dhe ne po analizojmë çdo gjë më tutje, nga pikëpamja e testimeve edhe nga pikëpamja e dinamikave të ndryshme që mund të ketë me këta të rinj. Se filloi një sfidë e këtyre të rinjve në ‘TikTok’, ndaj ligjit dhe rregullave.

Sfidë e vërtetë ndaj shtetit, ndaj shoqërisë. Shumë nga këta karagjozë filluan ta bënin qëllimisht më pas. Ishte një kundërreagim ndaj perceptimit dhe reagimit të parë që ne patëm”, tha Blendi Gonxhja.

Latest articles

Related articles