Luizi nuk është ndjerë mirë dje pasi ka patur dhimbje koke. Këngëtari u mërzit sepse Kiara nuk i shkoi pranë që ta pyeste nëse kishte nevoëj për ndihmë.
Teksa ai po fliste seriozisht, moderatorja vijonte të qeshte, çka e mërziti dhe më tepër Luizin, i cili i i tha: “Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?”.
Ndërkohë në bisedë u përfshi dhe Olta, e cila i doli në krah Luizit, duke i thënë Kiarës që të tregohet më e kujdesshme në raport me këngëtarin.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Është hera e dytë që po më habit.
Dea: Tani ajo po të thotë që nuk di të përkëdhelë.
Luizi: Si mund të jetë njeriu kështu? Nuk jam mësuar të më përkëdhelin se gjithmonë i kam bërë vetë gjërat, por nuk i marr vesh këto të zgërdhirat
(Kiara qesh sërish)
Luizi: Edhe vazhdon
Kiara: Po kur më sheh kështu…
Luizi: As nuk po të shoh fare
(Kiara qesh sërish)
Luizi: Prapë po zgërdhihesh, si shpjegohet?
Olta: U mek
Luizi: Shumë problem është
(Kiara nuk ndalon së qeshuri)
Olta: Dhe të qeshësh me lot tani është e tepërt. Po të kursej prej Luizit po ta tregoj nesër.
Luizi: Vazhdo se e meriton
Olta: Kam frikë se të shtoj dhimbjen e kokës
Luizi: Jo
Olta: Tani ti po qesh me dhimbjen e Luizit apo ça ke? Ça ka për të qeshur?
Kiara: Jo, ai e di që nuk qesh
Luizi: Jo nuk po e marr vesh
Kiara: Seriozisht e ke ti m? (Qesh)
Olta: Edhe tani prapë qesh?
Kiara: Më zuri lemza
Luizi: Po të përmendin njerëzit thonë sa e dashka Luizin kjo, maroka
Olta: Sa e poshtër qenka, sa e ftohtë
Dea: Çohu ta përkëdhelësh pak
Kiara: Jo jo se nuk do. Bën kot shih si qesh
Luizi: Unë qesh?
Olta: Nuk e di Kiara, trego içik kujdes, 7 herë ta bëra me shenjë që është keq, një herë nuk ke ardhur ta pyesësh si je
Kiara qesh sërish: Moj nuk pushon një sekond ti?
Olta: Ç’e ke këtë agresivitet?
Më pas kur Kiara shkoi për ta përkëdhelur, Luizi nuk pranoi.