Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Automjeti ka humbur kontrollin në përpjekje për të dalë në rrugë kryesore. Për pasojë ka humbur jetën i riu 18 vjeçar.
Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua. Dyshohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.