Gazetarja ngre alarmin për konsumimin e kok*inës në Shqipëri: Të rinj dhe të reja…

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur alarmin për konsumimin e kokainës në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit.

Hoxha tha se më parë kokaina si lëndë narkotike përdorej nga persona që kishin gjendje të mirë ekonomike, kryesisht biznesmenë, ndërsa vitet e fundit konsumohet edhe nga të rinj e të reja.

“Historinë e kokainës e krahasoj me një indikator shumë të rëndësishëm. Nëse 10 vitet e fundit kokaina përdorej nga një grup individësh, kryesisht biznesmenë, ne gjetëm dhe konstatuam se përdorimi i kokainës ishte rritur në mënyrë të frikshme. Në operacione kontrollesh policia konstatonte të rinj dhe të reja.

Kjo tregon se ka sasi. Një indikator tjetër i rëndësishëm lidhet drejtpërdrejt me institucionet shqiptare”, deklaroi gazetarja në një intervistë me Juli Xhokaxhin.

Latest articles

Related articles