Korreshi: Falë Zotit Konventa e Vjenës mbron “Skënderbeun” tonë

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer as në seancën e sotme plenare ironitë kundrejt mazhorancës.

Kryeministri Rama ndodhej për një vizitë 4 ditorë në Japoni.

Koreshi duke iu referuar vizitës së kreut të qeverisë, tha se pasi përfundoi betejën me samurait në Japoni, shkoi në Kuvend.

Për sa i përket çështjes McGonigal, Korreshi tha se priste që Rama të sqaronte pozicionin e tij.

Më tej, me nota ironiet, Korreshi tha se falë Zotit kryeministri mbrohet nga Konventa e Vjenës, ose ndryshe vendi do të ishte në hall pa “Skënderbeun”.

Korreshi: Pasi prodhoi zhaba në skulpturë, pasi i kishte mbaruar boja me zhgarravinat në pallatet e Tiranës dhe pasi bëri betejë me samurait në Japoni më në fund ai erdhi. Shqiptarët pritën se erdhi të thoshte që ishte porositësi.
Me paratë të dhëna një spiuni të FBI kanë dashur të minojnë opozitën. Ky është fakt.
Pritëm të vinte e të tregonte nëse ishte bashkëpunëtor, ndërmjetësues, se ka pasur hallexhinj ca oligarkë të tjerë për të mos u shpallur non grata.

Akoma nuk e dimë se si do t’ia vëmë emrin, porositës, bashkëpunëtor apo ndërmjetës sepse në Amerikë vijon procesi, edhe pse shyqyr për Skënderbeun tonë ka një konventë Vjene se ndryshe do kishte ikur për dhjam qeni dhe si do ja bënim pa të.

Sot na erdhi të na tregojë se kishte nisur punëtor tek komunalja, u tregonte shqiptarëve për ujërat e zezë. Harroi që është bërë purifikator i drogës. Shkatërroi Shqipërinë, përzuri shqiptarët, përzuri shpresën për ta.
Në të gjithë kohën nuk ka operuar në vijë zyrtare, dhe ky duhet të ndëshkohet, më së paku moralisht të ndëshkohej.

E ka trajtuar zyrën e kryeministrit si shtëpinë e tij. Nëse vijojmë të flasim si Putini atëherë po ke të drejtë. Por ti në vend të mbillje bujqësi mbolli dhe në vend të mbillje arsim mbolle injorancë. Sot duhet të dilje këtu e të denjoje të dëgjoje ato që kishin për të thënë deputetët. Duhet të kishe folur për fukarallëkun dhe hallet që ti i ke shkaktuar me ç’ke kurdisur këto vite në drejtim të Shqipërisë. Po ta kisha përballë do ju thoja, kaq budallenj ju çunat e partisë mavi sa jau futi McGonigal?

Latest articles

Related articles