Në pranga për aksidentin masiv, flet shoferi i autobusit

“Kam mbi 20 vjet drejtues autobusi. Asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”!

Kjo është dëshmia e shoferit të autobusit i cili u përplas me disa makina në Tiranë, në afërsi të “Shallvareve”. 63-vjeçari, Agron Xhafa, duket se ka shkaktuar aksidentin e shumëfishtë, ku mbetën të plagosur 9 persona, ndërsa u dëmtuan po ashtu edhe 9 automjete.

Xhafa ka deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë i vetëdijshëm, ndërsa mësohet se ai nuk ishte nën efektin e alkoolit, por vuante nga zemra dhe diabeti.

Ky i fundit tashmë është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e saktë të aksidentit të pazakontë në qendër të Tiranës.

Latest articles

Related articles