Video| “Ai nuk qëndron dot pa bërë kaos”, Armaldo ‘qan hallin’ e Luizit te banorët

Mardhënia Luiz-Maestro u bë kohë që është prishur, por ky i fundit nuk ka kursyer të jap një mendim për situatën që ka përfshirë kohët e fundit Luizin. Të ulur jashtë në oborrin e shtëpisë së “BBV”, Maestro dhe Tani zhvillojnë një bisedë.

Ai ju shpreh Tanit se nëse Luizi do të qëndronte pak në qetësi, dhe do të tregonte pak anën e tij të mirë, do të kishte impakt tek publiku, por, ka theksuar ai, Luizi nuk qëndron dot pa bërë kaos.

“Do të vazhdojë me të njëjtën situatë. Po të ndryshojë pak që të tregojë dhe anën e tij të mirë, që të ketë më tëpër impakt, më tepër ndjeshmri, më tepër shikueshmëri, që të krijojë më tepër besueshmëri tek publiku. Ai këtë muaj që vjen do të bëj pak kaos se nuk rrin ai pa bërë kaos” – shprehet Maestro.

“Ai më ka thënë që ka provuar të rri në qetësi, por më kanë kërcyer të gjihë në shpinë, javët e para” – i thotë Tani.

Latest articles

Related articles