Fijet që lidhin Berishën me biznesmenë, prokurorë dhe kryebashkiakë të Ramës

Gjatë një takimi në seli, me datë 18 shkurt, Sali Berisha u ka treguar fansave të tij një skemë mashtrimi, të denjë për filma hollivudian, që për protagonistë ka 4 “armiqtë” e tij, Edi Rama, Yuri Kim, Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës, Rama u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte. Këtë listë, sipas tij, ua ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’.

Berisha nuk thotë emrat e biznesmenëve që janë sanksionuar nga SHBA apo të listuar nga të tjerë.

Media amerikane “Washington Examinier” me burime shqiptare ka aluduar për Samir Manen dhe të tjerë, ku flitet për shuma të mëdha në këmbim të imunitetit të FBI për shpalljen Non Grata. Z. Mane ishte i ftuar i dasmës së djalit të Sali Berishës, Shkëlzenit.

Media shqiptare këto ditë kanë përmendur emra të tjerë biznesmenësh që duket se financojnë “Foltoren”. Alfapress.al, Gazeta Tema dhe portale të tjera kanë nxjerrë emrin e biznesmenit Shkëlqim Beshiri. Sipas mediave ky ndërtues ka marrë 20 leje ndërtimi në Tiranën e Erjon Veliaj dhe ka lidhje interesi me familjen Berisha. Vetë Berisha ka pranuar se ka konktakte sekrete me Erion Veliajn, kryebashkiak i Tiranës.

Në fakt, Shkëlqim Beshiri nuk figuron ortak biznesi në QKB me ndonjë antar të familjes Berisha. Nga një verifikim online, redaksia e Faktor.al, arriti të gjejë emrin e tij në një padi kontaktuale të Kryegjyshatës Bektashiane në 2015 (nr. i çështjes 11211-03226-00-2015) së bashku me z. Rrahman Selmanllari, mik i Shkelzen Berishës.

RAPORTI SEKRET

Emri i Shkelqim Beshirit doli me të madhe gjatë dosjes hetimore për Adriatik Llallën. Sipas një botimi të BIRN, 2 prill 2019, “Adriatik Llalla u përfshi në një transaksion të dyshimtë në pasuri të paluajtshme me një kompani ndërtimi në pronësi të një biznesmenin të implikuar ‘në aktivitete kriminale’ gjatë kohës si prokuror i përgjithshëm”. 

…një raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, i siguruar nga BIRN nëpërmjet një kërkesë për të drejtë informimi, ngre shqetësime mbi transaksionet ish-Prokurorit të Përgjithshëm me biznesmenin, Ardian Beshiri – për të cilin gjatë viteve 2012-2016 ka pasur disa referime nga policia në prokurori për vepra të ndryshme penale“.

Sipas raportit të DISK-së Llalla në 4 qershor 2016, i ka shitur një tokë ullishte me sipërfaqe 3 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore, kompanisë LIM-EM sh.p.k, për 249 mijë euro. Kjo kompani është nën pronësi të shtetasve, Ardian Beshiri dhe Shkëlqim Beshiri.

 

Latest articles

Related articles