Rama nuk ka asgjë të sigurt! – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Fitim Zekthi

Pavarësisht nëse është e qëllimshme apo nëse është pasojë e vetvetishme e mënyrës se si bëhet politika në Shqipëri, qeverisja e kryeministrit Rama nuk duket se ka rrezik politik për të rënë. Siç dihet botërisht, vendi është në një krizë të thellë. Institucionet janë aq të shkatërruara dhe të korruptuara sa edhe kreu i Shërbimit Informativ dyshohet se bashkëpunon me krimin e organizuar dhe është arrestuar nga prokuroria. Kryetarët e bashkive të fuqishme të Durrësit dhe Tiranës janë të arrestuar, ashtu si edhe disa kryetarë të tjerë bashkish më të vogla. Ministrii Brendshëm, zëvendëskryeministrja, ministrja e Financave, ministri i Punëve Publike dhe funksionarë nga nivelet më të lartatë qeverisjes janë gjithashtu të arrestuar, duke e bërë Shqipërinëvendin me numrin më të lartë të qeveritarëve të akuzuar përkorrupsion.

Megjithë këtë gjendje, duket se kryeministri Rama nuk ka ndonjë rrezik të madh politik për të rënë nga pushteti. Politikisht, rreziqet për një qeveri vijnë ose nga opozita përballë, ose nga kundërshtarët politikë brenda partisë.

Opozita përballë, ajo e Partisë Demokratike, është në një gjendje të vështirë. Ajo ka humbur keqas zgjedhjet që prej vitit 2013. Janë gjashtë palë zgjedhje kombëtare rresht dhe disa zgjedhje tëpjesshme. Ajo largoi pas një lufte të pashembullt dhe tëdhunshme ish-kryetarin dhe riktheu në krye të saj kryetarin e dikurshëm, Sali Berishën, me premtimin se vetëm ai mund ta mundë Ramën dhe socialistët dhe vetëm ai mund ta shpartallojë, sipas tyre, komplotin kundër opozitës dhe kundër pluralizmit.

Opozita e ringritur demokratike është mbërthyer në terma tëngurtë të ligjërimit publik. Ajo vetëm denoncon kundërshtarindhe bën veprime jodomethënëse reformimi. Mbështetja publike për të është shumë e vogël.

Zakonisht, strategjistët politikë në vendet europiane dhe nëSHBA kryejnë matje të pëlqyeshmërisë dhe mospëlqyeshmërisë. Në qoftë se një kandidat apo një subjekt e ka diferencën negative në kahun e mospëlqyeshmërisë, atëherë fitorja e tijështë shumë e vështirë. Në Shqipëri, kryeministri Rama ka njëmospëlqyeshmëri gati mbi 60 për qind, gjë që është një avantazhi madh për opozitën. Me këtë nivel mospëlqyeshmërie, Rama do të humbte thellë zgjedhjet. Por opozita dhe kryetari i saj kanë njënivel mospëlqyeshmërie gati 75 për qind, sipas të gjitha sondazheve të publikuara këtu në kohë fushatash. Pra, Rama ka një diferencë negative prej 20 për qind, ndërsa PD-ja ka një diferencë negative prej 50 për qind. Në këto kushte, ajo është e dënuar të humbasë thellë përballë një qeverisjeje totalisht jopopullore.

Opozita ka inkonsistenca dhe inkoherencë në qëndrimin e saj dhe nuk arrin në asnjë mënyrë të shihet nga shoqëria si instrument i ndryshimit të qeverisjes. Kjo është një gjendje e pazakontë dhe gati e panjohur askund. Veç kësaj, protestat popullore të nisura nga rinia në qershor të këtij viti e dobësuan atë edhe më shumë, ndonëse këto protesta, në ardhjen e tyre të parë, e goditën rëndë qeverinë dhe mbështetjen për të.

Pra, alternativa në opozitë është shkatërruar dhe Rama nuk rrezikon përballë opozitës.

Rreziku tjetër vjen nga brenda, nga kundërshtarët e brendshëm. Ndonëse lufta brenda PS-së është e madhe, ajo nuk duket parimore dhe nuk duket se bëhet nga shtysa të përmirësimit të qeverisjes. Ajo bëhet nga luftërat personale, nga frika e ndëshkimit për korrupsion dhe nga shtysa të grupeve të tronditura prej akuzave për korrupsion. Spiropali, Braçe dhe Xhaferaj, disa deputetë që kanë shfaqur një lloj dallimi në qëndrime me linjën zyrtare, nuk kanë fuqinë të artikulojnë ndonjë qëndrim të fortë politik dhe të formojnë ndonjë grup që të rrezikojë kryeministrin. I vetmi që dukej se kishte potencialin dhe profilin për të kërkuar kreun e PS-së, Erion Veliaj, është në burg dhe kësisoj nuk është më një rrezik.

Në këto kushte, Rama nuk ka përballë një alternativë. Siç thoshte James Burnham, në qoftë se nuk ka alternativë, nuk ka problem.

Por Rama ka një problem, madje shumë të madh. Problemi është lufta e SPAK-ut dhe GJKKO-së kundër korrupsionit dhe krimit, luftë që e ka gjymtuar dhe duket se do ta mbysë qeverisjen e kryeministrit. Kjo është një luftë e ngadaltë, e vështirë, por që nuk ndalet. Ambasadori amerikan është një problem i shtuar, një forcë që këtë luftë do ta bëjë edhe më djegëse.

Vijimi dhe mosndalja e kësaj lufte kanë dhënë shenjat e para prej kohësh. Pavarësisht sulmeve me gjithçka që u bëjnë SPAK-ut dhe GJKKO-së politikanët shqiptarë të akuzuar dhe kryeministri vetë, kjo luftë vazhdon dhe përparon çdo ditë nga një cikë, nga një centimetër, le të themi.

Së dyti, prokuroria është një pushtet shumë problematik. Edhe kur duket sikur e ke vënë poshtë, edhe kur duket sikur e kontrollon përsëri, ajo ka një hapësirë diskrete që mbetet gjithnjë e rrezikshme.

Së treti, mbështetja e saj ndërkombëtare vazhdon dhe duket se është rritur me ambasadorin e ri.

Pra, sado që politikisht Rama nuk ka rreziqe, sado që alternativa nuk ekziston, humbja dhe rrëzimi mund të vijnë nga faktorë jopolitikë, të cilët në disa raste janë më të vështirë për t’ukontrolluar dhe madje edhe më të rrezikshëm.

spot_img

Latest articles

Related articles