20-vjeçaret punojnë si prostituta në qendra masazhesh, prangosen tre prej tyre

Një qendër masazhesh ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit është zbuluar nga Policia e Tiranës. Më e rëndë bëhet fakti ku aty prostitucionin e ushtronin vajza të reja nga 20 vjeçe.

Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar tre vajzat R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe, ndërsa ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

Katër vajzat e reja dhe 36-vjeçarja ishin të punësuara në qendrën e masazhit ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan shtetaset R. L., 20 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe, V. Ç., 20 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, dhe shpallën në kërkim shtetasen A. L., 23 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. V., 36 vjeçe. Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.” thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Latest articles

Related articles