Teuta fundos Kukësin, në “Niko Dovana” vendos kryevepra e Grudës

Teuta thyen Kukësin me rezultatin minimal 1-0 duke kaluar më në fund “vijën e kuqe”. Ekipi i Edi Martinit, i falet një kryevepre të Grudës në pjesën e parë, një gol trepikësh që vendosi sfidën. Kukësi vijon momentin shumë negativ, e kanë të vështirë të reagojnë për të dalë nga fundit i klasifikimit.

Në “Niko Dovana” u zhvillua një sfidë e bukur për tu parë, raste për shënim nga të dy ekipet. Pas 15 minutash lojë, Daci nuk i beson syve teksa i vetëm përballë portierit Tafas nuk arrin të ndërgojë topin në rrjetë. Kukësi iu përgjigj me një predhë të vërtetë nga Ndreca, por për fatin e tij të keq topi u përplas në traversë. Një minutë më pas, në të 24-tën, Teuta gjeti golin e avantazh me një kryevepër të Grudës.

Sulmuesi u shkëput shpejt, përfitoi nga një dalje e Tafas dhe me një parabël të bukur dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 41-të, Kukësi fitoi një 11-metërsh për faull në zonë. Nga pika e bardhë, Barboza gjuan keq, me Qirkon që bën heroin duke mbajtur në lojë tre pikët. Ritmi i lojës nuk ndryshoi as në fraksionin e dytë, në minutën e 67-të, Teuta i shkoi shumë pranë golit të dytë, sërish me Grudën, por Bytyçi largoi topin në limitet e vijës fatale.

Kukësi u hodh përpara në kërkim të golit të barazimit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Teutën që del me pikë të plota duke iu larguar fundit të ftohtë. Me 28 pikë pas 22 javësh, bregdetarët renditin në vendin e 7-të, ndërsa Kukësi në vendin e parafundit me 25 pikë.

Latest articles

Related articles