Noam Chomsky është një nga intelektualët më të mëdhenj të botës. I njohur nga kolegët për gramatikën gjenerativo-transformative pra, që fëmijët lindin me një gramatikë gjuhësore të brendshme dhe e zbulojnë teksa rriten – ai është me ndikimin të madh edhe në fushën e arsimit dhe politikës.
Në moshën 94 vjeçare jep çdo ditë intervista, leksione, mbledhje dhe shumë aktivitete të tjera publike. Ai është një mendje e ndritur.
I pyetur në një Podkast për ChatGPT dhe rolin në universitete ai është i qartë se bëhet fjalë për “Plagjiarizëm teknologjik” dhe asgjë më shumë, ndërsa sipas tij, kjo iu shërben pak studentëve që duan të mësojnë, dhe jo të kalojnë klasën.
Sipas tij, sfida që ka arsmimi amerikan dhe një përgjithësi arsimi është sesi të jetë interesant për nxënësit dhe studentët, për të nxënë. Kjo sipas tij duhet të jetë VËMENDJA e politikës dhe botës universitare. Kudo.
ChatGPT, sistemi që kupton gjuhën e zakonshme dhe jep përgjigje në pyetjet që i shtrohen, ka shkaktuar një sensacion që para tre muajsh kur u prezantua fillimisht.
Nëse ChatGPT është në gjendje të krijojë menjëherë një ese akademike me tekst të besueshëm për çdo temë të caktuar, çfarë e ardhme mund të ketë eseja akademike?
Prezantuesi i kanalit në YouTube, EduKitchen, pyet filozofin Noam Chomsky për këtë çështje.
“Për vite me radhë ka pasur programe që kanë ndihmuar profesorët të zbulojnë esetë e plagjiaturës” thotë Chomsky.
“Tani do të jetë më e vështirë, sepse është më e lehtë të bësh plagjiaturë. Por ky është i vetmi kontribut në arsim që mund të mendoj nga ky robot”.
Ai e pranon se sistemet e stilit ChatGPT, mund të kenë njëfarë vlere për ndonjë gjë, por se nuk është e qartë se për çfarë.
Siç qëndron tani teknologjia, Chomsky e sheh përdorimin e ChatGPT si “në thelb plagjiaturë të teknologjisë së lartë dhe një mënyrë për të shmangur të mësuarit”.
Ai e krahason ngritjen e tij me atë të telefonit të mençur: shumë studentë “ulen atje duke biseduar me dikë në iPhone. Një mënyrë për t’u marrë me këtë është ndalimi i iPhone; një mënyrë tjetër për ta bërë këtë është ta bëni klasën interesante”.
Tutje, tha se fakti që studentët përdorin instinktivisht teknologji për të shmangur mësimin është tregues se sistemi arsimor po dështon.
“Nëse nuk i tërheq studentët, nuk i intereson, nuk i sfidon, nuk i bën të duan të mësojnë, ata do të gjejnë rrugëdalje”.
Përndryshe, ChatGPT është ndaluar tashmë në disa shkolla publike në Neë York City dhe Seattle, sipas raportimeve të mediave amerikane, ndërsa disa universitete amerikane kanë njoftuar planet për të bërë më pak vlerësime në shtëpi dhe më shumë ese të shkruara me dorë dhe provime me gojë.
Për më tepër, për të shmangur plagjiaturën, Sciences Po, një nga universitetet më të mira të Francës, ka ndaluar përdorimin e ChatGPT , një chatbot i bazuar në inteligjencën artificiale.
Noam Chomsky është teoricien i gjuhësisë, puna e të cilit në vitet 1950 revolucionarizoi këtë fushë duke e trajtuar gjuhën si një aftësi unike njerëzore.
Përmes kontributeve të tij në gjuhësi dhe në fusha të lidhura me të, përfshirë psikologjinë konjiktive dhe filozofitë e mendjes dhe gjuhës, Chomsky ndihmoi për të filluar dhe ushqyer atë që më vonë u njoh si “revolucioni konjiktiv”.
Chomsky fitoi gjithashtu famë si disident politik për analizat e tij mbi ndikimin e elitave ekonomike në politikat e brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara si dhe në kulturën intelektuale.