Supermarketet italiane kanë tërhequr paketimet e bajameve pa lëvozhgë, 200-400 gram, me markën ‘I&D Srl’ me seli në Frattamaggiore (Napoli, red.). Lajmi bëhet i ditur nga faqja e Ministrisë së Shëndetësisë italiane.
Arsyeja e tërheqjes është prania e mundshme e aflatoksinave, produkti nuk duhet konsumuar, por duhet kthyer në pikën e shitjes. Lotet e tërhequra janë si më poshtë: 279/22; 280/22; 295/22.
Për të njëjtin prodhues të bajameve, ekziston rrezik për lotet 277/22 dhe 291/22, të cilat megjithatë mbahen në një kovë plastike prej 1 kilogramësh. Edhe këtu është e mundshme prania e aflatoksinave.
Nuk dihet nëse kjo kompani eksporton në Shqipëri.