Kryeministri Edi Rama ka ironizuar revolucionin e Berishës pas protestës së djeshme.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama e quan protestën e djeshme zhgarravinë të revolucionit.
Në hall nga dyndja e qytetarëve në protestë, Rama ka filluar të bëjë ironi, ku e quan pastrimin e asaj çka la protesta “dush të regjimit”.
Ai deklaron se nesër do të nisë një javë e re me punë të mira.
“Dje zhgarravinat e revolucionit.
Sot dushi i regjimit.
Nesër nis një javë e re punësh të mira”, shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë, kujtojmë se nesër do të mbahet seanca e ardhshme plenare dhe në të njejtën orë opozita ka njoftuar një tjetër protestë para Parlamentit.