Në javët dhe muajt e ardhshëm pritet të shohim disa nga betejat më të vështira në Luftën Ruso-Ukrainase. Java e parë e shkurtit pa që ofensiva dimërore ruse të lëvizte në marshim të plotë në Kreminna, Bakhmut dhe Vuhledar. Rusët bënë disa fitore, por mbrojtja ukrainase qëndroi.
Forcat ruse po mbështeten gjithnjë e më shumë në peshën totale të numrave, ndërsa ato të Ukrainës po mbështeten më shumë në cilësinë që vjen me sistemet e avancuara perëndimore.
Rusia ka dhënë një arsyetim politik përmes deklaratës së aneksimit të Putinit, personelit dhe burimeve industriale me dekretin e mobilizimit në fund të vitit 2022 dhe ndryshimeve në komandë që rezultuan në emërimin e gjeneralit Gerasimov si komandant i unifikuar.
Lindja, zona e Kharkiv, është vendi më i mundshëm për sulmet ruse, megjithëse sulmet në jug (Kherson) janë gjithashtu të mundshme. Forcat ruse mund të përdorin sulmet në jug si manovra për të tërhequr forcat ukrainase në lindje përpara se të nisin përpjekjet e tyre kryesore në Donbas.
Vizita në Ukrainë e drejtorz të CIA-s në mesin e janarit ndoshta lehtësoi sigurimin e një pjese të inteligjencës mbi mbi lëvizjet e trupave midis Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, si dhe numrin e prodhimit dhe stoqet e raketave me rreze të gjatë, dronëve dhe municioneve artilerie; por ka vende të tjera në Evropë të cilat gjithashtu po ofrojnë inteligjencë për të ndihmuar ukrainasit për ofensivën e ardhshme.
Ukraina gjithashtu kreu këto javë zbulim taktik në jug dhe lindje me elementë të zbulimit tokësor dhe ajror. Ata po kërkonin pikat e forta dhe të dobëta ruse në linjat e tyre mbrojtëse. Këto misione të afërta zbuluan vendndodhje të rezervave dhe furnizimeve të municionit, selive, përqendrimeve të trupave rezervë dhe pajisjeve inxhinierike të ushtrisë ruse që janë jetike në përparimin për të kaluar nëpër pengesa dhe mbi lumenj. Ukraina po vazhdon të përdorë burime të hapura të inteligjencës si imazhet satelitore, blogjet, mediat sociale për diskutime mbi lëvizjet e trupave ruse etj. ky është bërë një burim shumë i rëndësishëm i inteligjencës.
Gjenerali Gerasimov nuk u emërua për të mbrojtur territorin aktual të pushtuar nga Rusia në Ukrainë dhe do të jetë nën presionin e Putinit për të dhënë rezultate të shpejta në fillim të vitit 2023. Putini patjetër do të dojë diçka për të folur deri në 1-vjetorin e pushtimit të tij.
Pavarësisht fluksit të dhjetëra mijëra trupave të mobilizuara, ka shumë të ngjarë që do të ketë përsëri një hendek midis pritshmërive të Putinit për operacionet sulmuese të ushtrisë ruse në 2023 në Ukrainë, dhe kapacitetit të tyre për të arritur realisht rezultate.
Është pothuajse e sigurt që ushtria ruse do të ndërmarrë operacione sulmuese për të përmbushur objektivat politike të Putinit për të siguruar territorin e tij të aneksuar në javët dhe muajt e ardhshëm. Nuk ka gjasa që ata të jenë më të suksesshëm se në 2022.