Milan dhe Atalanta bëjnë shkëmbimin e madh

Shkëmbim spektakolar, De Ketelaere largohet nga Milani.

Milan mbrëmë u rikthye te fitorja duke e mposhtur me rezultat minimal Torinon.

Rosonerët janë në krizë rezultatesh dhe në verë pritet një mini revolucion në skuadër.

Njëri nga lojtarët që ka zhgënjyer më së shumti këtë sezon, është Charles De Ketelaere, i cili iu bashkua Rosonerëve verën e kaluar për 32 milionë euro. De Ketelaere ka luajtur në 25 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë vetëm një asistim.

Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e yllit të Atalantës në verë dhe Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Bergamaskëve në këmbim kartonin e De Ketelaere.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund, i cili po shkëlqen këtë sezon në Serie A.

Hojlund ka luajtur 19 ndeshje me Atalantën duke realizuar 5 gola dhe 2 asistime, duke fituar kështu epitetin si Haalandi i ri.

Latest articles

Related articles