Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi po shkëlqen në arenën ndërkombëtare dhe numri i medaljeve për të sa vjen e rritet.
Së fundmi, Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris të Francës.
Ajo mundi në finale hungarezen, Reka Pupp. Kampionia e njohur olimpike bëri më mirë se spanjollja Marina Castello Diez në raundin e dytë, ndërsa më pas mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren. Në raundin tjetër, erdhi suksesi ndaj francezes Amandine Buchard.