Prej disa ditësh të gjithë shqiptarët, të interesuar për politikë dhe jo politik, mediatikë dhe jo mediatikë u tronditën nga sulmet që kryeministri Edi Rama kishte orkestruar ndaj Lulzim Bashës deri në SHBA
E siç është njerëzore, kur i bie tjetrit në qafe kot ndihesh keq. Ndjen një përgjegjësi morale.
Pikërisht pas botimit të këtyre fakteve, nisi një valë kerkesash publike në rrjetet sociale që Sali Berisha të kërkonte falje për dhjetëra akuza të frikshme ndaj Bashës.
Por nuk e njohin mirë Sali Berishën, tashmë i faktuar jo vetëm si një mashtrues ordiner por edhe për faktin se edhe ai ka gisht në këtë histori. Agron Neza, ish Sigurimsi sekser i McGonigal është mik i familjes, me të cilën është takuar disa herë, me dëshmitarë.
E siç bën rëndom për tu mbrojtur niset në sulm me sajesa pengjesh dhe paktesh, një tjetër histori qesharake, e denjë për episode të tjera telenovelash.
Padyshim e ka mekanizëm mbijetese shpifjen dhe trillimin.
Ai sot ka dalë cullak, në pleqëri, tek njerëzit më të afërt, tek ata që i shkuan prapa me bindjen se Berisha nuk e donte postin për vete por për PD. Ata janë të tmerruar nga aftësia dhe paturpësia e këtij njeriu që nuk njeh as kod nderi as morali.
Siç sulmon Lulzim Bashën me akuza të stisura të Edi Ramës, të njëjtën gjë mund të bëjë për secilin prej tyre nëse një moment nuk i pëlqejnë më.
Në këtë kushte pabesie, rrethi i ngushtë po tretet, po del në hije.
Por kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë.
Sa herë sulmon Sali Berisha e ka një hall të madh, përveç halleve që ka në SPAK, tani paktin mafioz me Edi Ramën ia kanë prishur amerikanët.
Sot po i bëjmë disa pyetje Sali Berishës.
A e kane takuar bashkëpunëtorët e tu Agron Nezen dhe MCgonogal?
A është paguar Agron Neza dhe MCgonogal nga njerëzit e tu?
A i është kërkuar ndihmë MCgonogal për çështjen e hapur në SHBA për Gërdecin?
A i është kërkuar Agron Nezës ndihmë për të hequr non gratën?
A i është kerkur ndihmë për të sulmuar Lulzim Basha në SHBA?
Pse Sali Berisha njesoj si Edi Rama sulmonte Lulzim Bashën?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve tregojnë ankthin e Sali Berishës, sulmet e pamoralshme ndaj Lulzim Bashës, i cili e ka injoruar tërësisht duke e lënë të poshtërohet në mashtrimet e tij.