Scholz i refuzon Kievit avionët ushtarakë!


Tanke po, avionë luftarakë jo| Berlini nuk dëshiron ta sfidojë fatin dhe pavarësisht gatishmërisë për të ndihmuar Ukrainën me armatime në mesin e agresionit brutal rus, kërkon ta shmangë nga ana tjetër konfrontimin e vet me Moskën.

Duhet bërë gjithçka që të pengohet një luftës mes ANTO-s e Rusisë, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz, duke theksuar se megjithëse e ndihmon Ukrainën me armë, lufta në fund, mbetet mes saj dhe Moskës.

Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës. Një gjë e tillë nuk e ndryshon aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë. Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos përshkallëzohet situata deri në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.”- tha Scholz

Nuk ka logjikë të diskutohet sipas tij se kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh. Një gjë e tillë nuk duket serioze, dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore, theksoi ai, duke i mëshuar nga ana tjetër idesë se fundi i kësaj lufte do të varet nga Putini dhe vendimi i tij për të tërhequr trupat nga Ukraina.

Latest articles

Related articles