Mbyllja për shkak të pandemisë solli një rritje të dhjetëfishuar të imazheve me përmbajtje seksuale të fëmijëve. Imazhet e fëmijëve të vegjël që kryejnë akte seksuale në kamera janë rritur më shumë se dhjetëfish që nga bllokimet e pandemisë, sugjerojnë të dhënat e reja.
Shpesh kjo ndodh kur fëmijët janë në dhomën e tyre, aty ku mendohet se janë duke luajtur, ndërsa prindërit as nuk e kanë idenë e asaj që po ndodh me ta.
Sipas një shkrimi të publikuar në BBC, Internet Watch Foundation (IWF) thotë se të dhënat e tij nxjerrin në pah sesi grabitqarët përfituan nga situata.
Mediat sociale patën popullaritet të gjerë në fillim të vitit 2020 kur filloi pandemia. Vitin e kaluar IWF regjistroi më shumë se 63,000 faqe në internet që shfaqnin materiale krahasuar me 5,000 para pandemisë.
“Gjatë pandemisë, interneti ishte një mjet shpëtimi, por ne vetëm tani po i shikojmë të gjitha efektet e tij “, tha shefja ekzekutive e IWF, Susie Hargreaves.
“Ajo që është e qartë për ne, është se fëmijët e vegjël po tërhiqen në situata abuzive nga ‘grabitqarë’, dhe kjo shpesh ndodh ndërsa ata janë në dhomat e tyre të gjumit”, shtoi ajo.
Në përgjithësi, IWF gjurmon, heton dhe përpiqet të heqë qindra mijëra materiale të abuzimit seksual të fëmijëve nga interneti në mbarë botën. Sipas organizatës, imazhet abuzive të krijuara nga fëmijët, po kapen më shumë tani, sepse kjo gjë po ndodh më shpesh dhe rastet janë më të shumta, ndërsa raportimet kanë mbetur relativisht njësoj.
Imazhet me përmbajtje seksuale të fëmijëve tashmë përmbajnë dy të tretat e imazheve të hetuara nga analistët.
Ata thonë se shpesh këto video janë bërë në një lidhje me video në internet e janë filmuar pa dijeninë e fëmijëve nga pedofilë të cilët më pas i kanë shpërndarë dhe shitur këto imazhe.
Në shumicën e videove të gjetura nga IWF, fëmijët kanë qenë afërsisht të moshës 7 deri në 10 vjeç.
Në një prej tyre, shfaqej një vajzë 9 vjeçe, e cila instruktohej nga një i rritur në një nga platformat në internet të kryente akte seksuale ndërkohë që ajo ishte në dhomën e saj dhe e rrethuar nga lodrat. Vajza më pas është thirrur nga një anëtar i familjes, që nuk e kishte idenë e asaj që po ndodhte, i cili e thërret që të shkojë te vëllai i vogël.
Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar nuk kishte shifra për vitin 2022, por raportoi një rritje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në vitin 2021. CyberTipline i bamirësisë mori 29.4 milionë raportime, nga 21.7 milionë në 2020