Teksa një natë më parë Kiara i ka premtuar Luizit se do ta priste dhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, duket se ditën e sotme ka ndryshuar mendje.
Në një bisedë në oborr ka qenë Kiara ajo e cila i ka thënë Luizit se kishte ndryshuar mendje dhe se nuk do e priste, duke u shprehur se kishte ndryshuar mendje.
Ndër të tjera ajo e ka përforcuar deklaratën e saj duke theksuar se nuk i pëlqejnë këto sjellje që Luizi bën.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Pse ndryshon nga darka në mëngjes?
Luizi: A ma dhe fjalën që do më presësh jashtë?
Kiara: Edhe? Pse erdhe mbrëmë pasi ta thash këtë fjalë dhe the nuk rri dot pa ty.
Luizi: Erdha me ndejt
Kiara: A do vish prapë, pse sa herë të duash ti do vish dhe do ikësh?
Luizi: Kur të dua unë moj pse kush më pengon?
Kiara: Ateherë ke gjithë lirinë e plotë të vazhdosh dhe te mos afrohesh më kurrë tek unë
Luizi: Kurrë? As kur të dalim jashtë?
Kiara: As kur të dalim jashtë
Luizi: Por a ma dhe fjalën, the të pres jashtë
Kiara: Jo në atë moment jo, e ndërrova.
Luizi: Sdo më presësh jashtë?
Kiara: Jo fare sepse nuk i pëlqej fare sjelljet e tua.