Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pasi ka dëshmuar sot në SPAK për rreth 60 minuta, ky i fundit nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
Duke u favorizuar nga fakti se po binte shi, Roshi i është shmangur kontaktit me gazetarët duke mbajtur çadrën shumë pranë vetes.
Ndonëse kamerat kanë vijuar duke e ndjekur në rrugën përgjatë Prokurorisë, Roshi ka ecur me shpejtësi për t’iu shmangur edhe lagies nga shiu.