“Kur vijnë ata…”, gazetari: Ja anekdota në Amerikën Latine për mafien shqiptare

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se mafia shqiptare është kthyer vetë në importuese të sasive shumë të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika Latine, duke fituar besimin e karteleve më të mëdha të drogës nga ky vend.

Lita tregoi se një nga anekdotat që thuhet për shqiptarët në Amerikën Latine është se ata nuk pyesin as për sasinë as për çmimin, thjesht blejnë.

“Një nga anekdotat që thuhet për shqiptarët në Amerikën Latine është që kur vijnë ata thonë sa keni këtu dhe e marrin, nuk pyesin fare as për sasinë, as për çmimin, nuk negociojnë. Shumë shqiptarë të kërkuar strehohen në Venezuelë, ose flenë në Venezuelë dhe ditën i ke në Ekuador apo vende të tjera se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Venezuelën”, tha Lita.

Latest articles

Related articles