E rëndë në Elbasan, mbytet aksidentalisht një grua në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan ku dyshohet se një grua rreth moshës 48 vjeç është mbytur në lumin Shkumbin.

Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë. Sakaq, polumbarët kanë nisur punën për nxjerrjen e saj.

Latest articles

Related articles