PD, midis djemve të xhelatëve dhe djemve të martirëve !

Nga Nebil Çika

Ky është thelbi i krizës në PD dhe Shqipëri. Sipas Kadaresë, “Kontradikta me e madhe në Shqipëri sot është ajo midis ca djemve me baballarë kriminelë dhe ca të tjerëve me baballarë normalë e për me tepër të famshëm “. Dhe ky është konkretizimi me i mirë i kësaj kontradikte .

Ky pak vite më parë i shkruante Sali Berishës : Ne komunistët të zgjodhëm ty, që mishin të na e haje po kockën të na e ruaje, mision që Berisha e kreu me sukses.

Ky e urren Alibeajn për faktin se është bej .
Urren gjithë bejlerët dhe antikomunistët e tjerë që gjyshi dhe babai i tij i vrisnin dhe burgosnin dhe torturonin .
Bejlerët nuk janë bandë ,janë elitë e fisnikëri , janë ata që bënë Shqipërinë .
Bandë është, ky dhe gjithë kopilat e tjerë të Serbisë e Rusisë dhe hyzmeqarët e tyre !

Se siç ka porositur shoku Ramiz Alia : “Bejlerët dhe të përndjekurit politikë antikomunistë nuk duhet të jenë në krye të partive politike në Shqipëri, se baballarët e tyre i kemi vrarë për 40 vjet.” Në krye të tyre do çojmë njerëzit tanë.
Dhe gjyshi, babai e rraca e këtij kanë vrarë më shumë se kushdo !

Siç dëshmon Demir Pojani, një Bej i burgosur politik antikomunist, i ati i tij, hetues e xhelat i Sigurimit të Shtetit ,i këpuste damarët me dhëmbë kur e torturonte në qeli .

Tani ky pjella e krimit dhe jo vetëm ky nga këlyshet e xhelatëve komunistë është në krah të Berishës kundër Alibeut dhe gjithë bejlerëve të tjerë . Ai po mbron hyzmeqarin e tij historik që nga koha e gjyshit të tij Hysni Kapo e deri më sot .

Tani vetëm kaq mjafton që çdo i përndjekur politikë antikomunistë dhe çdo antikomunist tjetër te mos jetë me Berishën për faktin e thjeshtë se me atë është ky qe e ka vënë atje qe mishin “tia hajë e kockën tia ruaj ” . Qartësisht ata mbajnë njëri- tjetrin siç e kanë mbajtur edhe në diktaturë .

Çdo i përndjekur politikë që shkon me Berishën ka shkuar automatikisht edhe me padronin e tij historik.
Kush e bën këtë ka shkelur së paku mi gjakun kockat dhe sakrificaft e familjes së tij të përshkuar nga rraca politike gjenetike e padronit historik të Berishës .

Çfarë duhet me shumë për ta kuptuar sa ju urrejnë !
Nuk them ti urreni si ata, po të paktën mos u shërbeni më !

n.ç

Latest articles

Related articles