Real Madrid në finalen e superkupës së Spanjës

Real Madrid ka mundësinë për të mbrojtur titullin e Superkupës së Spanjës. Klubi mbretëror siguroi finalen e madhe pas një sfide emocionuese në Riad. Kundër Valencias, Real Madrid hasi jo pak vështirësi edhe pse në fushë u hodhën lojtarët më të mirë në dispozicion. Real Madrid barazoi 1-1 në 90 minutat e kohës së rregullt rezultat që nuk ndryshoi as në shtesa. Benzema kaloi në epërsi kryeqytetasit me një penallti të fituar nga vetë ai dhe dërguar në avantazhin 1-0 Realin drejt dhomave të zhveshjeve.

Me rikthimin në fushë, Lino dërgoi në rrjetë topin në goditjen e parë në portë të Valencias në fraksionin e dytë të lojës. Realizim që mbeti në fuqi deri në fundin e kohës së rregullt, por edhe në shtesa, ku nuk u shënua asnjë gol pavarësisht tentativave. Në ruletën ruse të penalltive, Real Madrid u tregua i saktë, ndërsa në radhët e Valencias gabuan Komert e Gaja, me Kourtua që neutralizoi goditjen e mbrojtësit për t’i siguruar mbretërorëve biletën për në finalen e madhe.

Kjo ishte sfida e 200 e Carlo Ancelottit në pankinën e Real Madrid. Trajneri Italian e ka arritur këtë shifër në sezonin e tij të katërt në klub, ku ka një rekord prej 146 fitoreve, 26 barazime e 28 humbje. Ai është aktualisht tekniku i katërt me më shumë paraqitje pas Munoz me 605, Zidane 264 dhe Del Bosque me 246 ndeshje në pankinën e Real Madrid. Në karrierën e tij, Ancelotti ka fituar 8 tituj, teksa kërkon që të fitojë titullin e dytë në Superkupën e Spanjës.

Latest articles

Related articles